A ekziston ndonjë paralajmërim rreth Muhamedit në Inxhill?

Shtesë MS 43725, f.260; Gjoni xxi.1-25
c. 1978, Bordi I Bibliotekës Britanike; BL/B/MS/X43

Al A'raf 7:157
" Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil..."

Al Saff 61:6
"...Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed..."

 

Përkthimi kuranor nga Sherif Ahmeti


 Parakletos apo Periklytos?
 Gjuha greke konfirmon Parakletos
 Dorëshkrimet greke konfirmojnë Parakletos
 Si rrjedhojë, Muhamedi nuk mund të jetë Parakletos
 Pra kush është Parakletos?
 Përgjigja është Fryma e Shenjtë, që arriti 50 ditë më vonë
 Po çfarë me paralajmërimin?


 Parakletos apo Periklytos?

A ekziston ndonjë paralajmërim i Muhamedit jashtë Kuranit? A ka folur ndonjë prej Shkrimeve të mëhershme hebraike apo krishtere rreth ardhjes së tij? Disa myslimanë besojnë që në Inxhill (Gjoni 16:7) ka referencë ndaj profecisë së përmendur në Suren 7:157 dhe sërish në Suren 61:6.

Komentuari i Hamzait, Vëll. 1, fq.330 thotë: “Nuk mund t’i japim këtij vargu (Surja 7:157) tërë komentimin që e meriton në dritën e Dhiatës së Vjetër dhe të Re... Gjoni 16:7. I tërë keqkuptimi që i ndan hebrenjtë, krishterët dhe myslimanët vjen nga mënyra si njëri e shqipton apo e shkruan parakletos, gjë që përkthyesit e ungjillit e kanë interpretuar si ‘ngushëlluesi.’ A duhet ta lexojmë atëherë parakletos apo periklytos?”

Myslimanët, të vetëdijshëm që Dhiata e Re origjinale qe shkruar në greqisht, zgjedhin shqiptimin e fundit, periklytos, e cila përkthehet si ‘i lavdishëm, në krahasim me parakletos që nënkupton ‘ngushëllues’, apo ‘avokat’. Në bazë të tekstit uranor (Surja 61:6) myslimanët pastaj pohojnë që Gjoni 14:16 dhe 16:7 janë paralajmërime të ardhjes së Muhamedit, dhe se fjala periklytos (i lavdishëm) i referohet Ahmedit, një formë e emrit Muhamed, dhe bashkë këto dy emra nënkuptojnë “i lavdëruari”.


 Gjuha greke konfirmon Parakletos

Atë që shumë myslimanë janë përpjekur ta bëjnë me këtë fjalë është t’i zëvendësojnë zanoret ashtu siç iu përshtatet (duke i zëvendësuar a-a-e-o në parakletos me e-i-y-o). Në gjuhën hebraike dhe në arabisht, aty ku zanoret nuk janë të përfshira në fjalë, ka vend për debat në lidhje me faktin se cilat zanore autori i ka paramenduar. Sidoqoftë kjo nuk ka të bëjëme greqishten, meqë të gjitha zanoret janë shkruar qartë në të gjitha tekstet greke.


 Dorëshkrimet greke konfirmojnë Parakletos

Në rast të dyshimit se si kjo fjalë është shkruar, thjesht mund të shqyrtohet çdonjëri prej dorëshkrimeve ekzistuese. Ato janë të hapura për këdo për t’i hulumtuar (përfshirë dy më të vjetrat, Codex Siniaticus dhe Codex Alexandrinu, në Muzeun Britanik në Londër). Ekzistojnë më tepër se 70 dorëshkrime greke të Dhiatës së Re që datojnë para kohës së Muhamedit. Asnjëra prej tyre nuk e përdor fjalën periklytos! Të gjitha përdorin fjalën parakletos. Në fakt, fjala periklitos madje as nuk paraqitet në Bibël!


 Si rrjedhojë, Muhamedi nuk mund të jetë Parakletos

Në zemrën e këtij argumenti, për një mysliman, është dëshira për të gjetur ndonjë paralajmërim të jashtëm për ardhjen e Muhamedit në Tevrat dhe Inxhill (siç referohet në Suren 7:157). Pa këtë, kriteri i vetëm në lidhje me autoritetin e Muhamedit është Kurani; ndërkohë që i vetmi autoritet për Kuranin është Muhamedi. Ky është arsyetim qarkor, gjë që nuk është argument shkencor me bazë. Meqë dëshmia për çfarëdo paralajmërimi nga Jezusi rreth Muhamedit nuk ekziston në Inxhill, kjo krijon problem për myslimanët të cilët duhet të prodhojnë kritere të jashtme për vërtetësinë e profetit të tyre.


 Pra kush është Parakletos?

Një problem i mëtejshëm që ekziston për një mysliman është kur i studion vargjet në dyshim. Gjoni 14:16 thotë: “Dhe unë do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japë një Ngushëllues (parakletos) tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju.” Shumica e myslimanëve e citojnë vetëm këtë varg, sikurse dhe Gjoni 16:7, e pastaj e mbyllin Biblën. Ajo që ata dështojnë të kuptojnë është që, siç është rasti në shumë pjesë të literaturës, është e rrezikshme të lexosh ndonjë varg apo frazë jashtë kontekstit të saj. Nëse lexuesit do të vazhdonin të lexonin përtej kapitullit 14:16 dhe kapitullit 16:17, ata do të kuptonin që Jezusi paralajmëron në detaje specifike arritjen dhe identitetin e parakletos.

Sipas kontekstit të Gjonit kapitujt 14 dhe 16 Jezusi tha që parakletos nuk është qenie njerëzore:

  • 14:16-- "do të qëndrojë përgjithmonë me ju " (Një qenie e gjallë nuk jeton përgjithmonë.)
  • 14:17-- "Frymën e së Vërtetës" (Një qenie njerëzore dallon nga fryma.)
  • 14:17-- "Bota ... nuk e sheh" (Një qenie njerëzore është e dukshme.)
  • 14:17-- "dhe nuk e njeh" (Një qenie njerëzore njihet prej të tjerëve.)
  • 14:17-- "ai ... do të jetë në ju" (Një qenie njerëzore nuk mund të jetë brenda të tjerëve)

Jezusi tha që misioni specifik i parakletos do të drejtonte tek ai:

  • 14:26--"do t’ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë"
  • 16:08--"Ai do ta bind botën për faj në lidhje me mëkatin"
  • 16:14--"Ai do të më përlëvdojë [Jezusin]"

Jezusi tha që parakletos është frymë:

  • 14:17--"Fryma e së Vërtetës"
  • 14:26--"Ngushëlluesi [parakletos], Fryma e Shenjtë"

Shënim: Kujt i referohet fraza “një Ngushëllues tjetër që do të qëndrojë përgjithmonë me ju” (Gjoni 14:16). Shih tek 1 Gjoni 2:1 ku Jezus Krishti është një parakletos tjetër. Ai po ashtu ndërmjetëson për ne.


 Përgjigja është Fryma e Shenjtë, që arriti 50 ditë më vonë

Është e qartë nga konteksti që asnjë profet njerëzor apo qenie engjëllore nuk mund të kualifikohet si parakletos. Konsiderojeni: ai do të jetë me ta përgjithmonë, nuk do të shihet, nuk do të njihet, megjithatë do të jetë brenda të tjerëve dhe do t’i përkujtojë njerëzit rreth asaj çfarë Jezusi bëri duke e përlëvduar në të njëjtën kohë Jezusin. Është vetëm një qenie e cila kualifikohet në të gjitha këto fusha, Fryma e Shenjtë e Inxhillit, që Jezusi e identifikoi me plot nënkuptim si parakletos. Ai i përmbush të gjitha kërkesat e lartpërmendura.

Në kapitujt e parë të Veprave, Jezusi, pak para se të ngrihej në qiell dhe 40 ditë pasi kishte premtuar fillimisht ardhjen e Frymës së Shenjtë (Gjoni 14:16 dhe Gjoni 16:7), sërish flet për këtë “dhuratë”. Ai thotë:

  • Vargu 4--"prisni për dhuratën që Ati im e ka premtuar, për të cilën më keni dëgjuar të flas "
  • Vargu 5--"mbas jo shumë ditë do të pagëzoheni me Frymën e Shenjtë."

Është e qartë që ky ngushëllues për të cilën Jezusi po fliste është Fryma e Shenjtë, që erdhi në fuqi 10 ditë pasi Jezusi u largua, në ditën e Pentekostit (e përkthyer si dita e 50-të) dhe 570 vjet para lindjes së Muhamedit.


 Po çfarë me Paralajmërimin?

Surja 7:157 dhe 61:6 flasin për një profet, Ahmedin (Muhamedi), i cili ishte paralajmëruar përpara në Tevrat dhe në Inxhill (Ungjill). Andaj është urdhërore që këto pasazhe të gjenden. Pa këto, Muhamedi nuk ka dëshmi të jashtme për të dëshmuar profetërinë e tij dhe autoriteti për besimin e mbi një miliard myslimanëve qëndron në dëshminë e vetme të një njeriu të kufizuar. Sidoqoftë, nuk ka asnjë pasazh në Inxhill që flet për ardhjen e profetit. Myslimanët besojnë që këto pasazhe tek Gjoni janë ato që i referohen Ahmedit. Por, a janë këto? A mundet ky i premtuari, ky ngushëlluesi, të jetë qenie njerëzore apo profet; apo ai është frymë, specifikisht, Fryma e Shenjtë biblike?

Ndërsa i lexoni këto vargje dhe konsideroni atë që është thënë, ju po ashtu, duhet të vini tek përfundimi. Bazuar në dëshmitë para jush, ju duhet të vendosni ku është në të vërtetë personi për të cilin flitet në Inxhill: Gjoni 14:16 dhe Gjoni 16:7.


Kjo pamlfletë është përmbledhur nga njëgrup jo-denominacional i të krishterëve ungjillorë që merren me dialogun myslimano-krishter.


Përktheu: Luka

Artikulli në gjuhën angleze: Is there a Prediction of Muhammad in the Injil?

Përgjigje Islamit faqja kryesore