Çështja për krishterimin

Pjesa 1

Historiku i Biblës

A është Bibla historikisht e besueshme?

Hyrje

Në artikullin e mëparshëm e mbulova temën e mbrojtjes së besimit, e njohur në teologji si ‘apologji’. Termi ‘apologji’ vjen nga fjala greke apologia, që nënkupton “mbrojtje”. Tek letra e 1 Pjetrit 3:15 lexojmë:

Madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t`u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje.

Tek ky artikull diskutova çfarë apologjia mund të arrij në lidhje me të vërtetën e krishterimit duke iu përgjigjur pyetjeve të ndershme, duke i ekspozuar pyetjet e pandershme dhe duke ndërtuar besimin e besimtarëve. Unë po ashtu diskutova si Bibla jo vetëm që urdhëron të mbrojmë besimin në 1 Pjetrin 3:15 por është plot me shembuj, kryesisht tek Veprat, të të krishterëve të parë që e bënin pikërisht atë gjë. Duke i përfshirë të tjerët në diskutim të arsyeshëm rreth evidencës së krishterimit, ne ndjekim udhëzimet dhe shembullin e apostujve që nga fillimi. Sikurse Juda këshillon,

Shumë të dashur, ndërsa isha ngulmues që t`ju shkruaja për shpëtimin e përbashkët, ndjeva nevojën t`ju shkruaj juve, dhe t`ju bëj thirrje të luftoni për besimin, që u qe transmetuar shenjtorëve një herë e përgjithmonë.

Ndërkohë që në letrën time të parë i ofrova mbrojtje të besimit duke argumentuar rreth legjitimitetit të apologjisë, në këtë artikull dua të ofroj përmbajtjen e detyrës sonë apologjiste që të kuptojmë çështjen historike për krishterimin.[2]

Argumenti

Mbase do të na shërbente mire të flasim në terme më të gjëra se në çfarë konsiston çështja për krishterimin. Argumenti im do të përbëhet nga mbrojtja e tre premisëve[3]:

  1. Bibla është në parim dokument i besueshëm i historisë.
  2. Në bazë të kësaj ne kemi dëshmi të mjaftueshme për të besuar që Jezus Krishti është Biri i Perëndisë.
  3. Jezus Krishti mëson që Bibla është pikërisht Fjala e Perëndisë.

Përfundim: Meqenëse Bibla është Fjala e Perëndisë, atëherë krishterimi është i vërtetë.[4]

Është e rëndësishme të vihet re që argumentin nuk është qarkor.[5] Premisa e pare nuk ka të bëjë me supozimin që Bibla është fjala e frymëzuar e Perëndisë, por më saktë, pohon që sipas mjeteve standarde të gjykimit të besueshmërisë historike të dokumenteve të lashta, Bibla është e dëshmuar si historikisht e besueshme dhe e sigurt.

Ky artikull dhe artikulli I muajit të ardhshëm do të jenë në përpjekje për të mbrojtur këtë premise. Unë do t’i diskutoj dy pikëpamje; si e dimë që Bibla që kemi sot është ajo që ishte shkruar në fillim dhe si e dimë që ajo e cila është shkruar ka ndodhur me të vërtetë.

Artikujt në vijim do të merren me premisën e dytë dhe të tretë. Premisa dy do të përdor dëshminë historike rreth Jezus Krishtit të bazuar në premisën e pare dhe do të argumentoj që është e arsyeshme për të besuar që Jezusi është Biri i Perëndisë; Perëndia në mish. Argumenti do të adresoj pohimet të tilla si Zoti i famshëm, gënjeshtar dhe i çmendur të konsideruara si trilemë, argumentin e “të urtëve” dhe dëshminë për ringjalljen e Jezusit nga të vdekurit.

Në premisën tre do të diskutoj pikëpamjen çfarë Jezusi besoi rreth Biblës. Do të argumentoj atë që Jezusi mësoi se Dhiata e Vjetër është Fjala e Perëndisë dhe që Jezusi i para-vërtetoi shkrimet e Dhiatës së Re; apostujt duke qenë të urdhëruar prej tij të jenë zëdhënësit e tij. Meqenëse Jezusi është Biri i Perëndisë, atëherë është e arsyeshme të besojmë atë që ai besoi rreth Shkrimeve. Meqenëse Bibla mëson krishterimin, atëherë krishterimi është i vërtetë.

Para se t’i diskutoj imtësitë e çështjes historike për krishterimin, ka një pikëpamje që unë dua ta prek në lidhje me dallimet në mes të aspekteve historike të detyrës apologjiste dhe të aspekteve filozofike të detyrës apologjiste.

Historia përballë filozofisë

Është një çështje shumë vendimtare të cilën duhet kuptuar dhe mbajtur mend përgjatë tërë diskutimeve tona në lidhje me historikun e Biblës. Ekziston një dallim kritik në mes të kundërshtive historike të krishterimit dhe kundërshtive filozofike të krishterimit. Argumentet për krishterimin nuk shërbehen duke i bashkuar këto dy gjëra. Nëse ju e diskutoni çështjen për krishterimin me dike që ka kundërshti filozofike, atëherë këto argument historike që do t’i diskutoj në këto seri mund të mos jenë ato që ai ka nevojë t’i dëgjoj. Shembuj të kundërshtive filozofike do të ishin mohimi i ekzistencës së Perëndisë dhe mohimi i ndodhive të mrekullive. Më lejoni të sqaroj më tej përse besoj është absolutisht e rëndësishme këto çështje të kundërshtive filozofike dhe historike të mbeten të dallueshme. Të supozojmë që ju prezantoni një dëshmi të fortë historike që Jezusi nga Nazareti u ngrit prej të vdekurish (të cilën gjë shpresoj ta prezantoj në këto seri). Nuk do të vepronte për dikë të kundërshtoj dëshminë tuaj historike në bazë të faktit që njerëzit nuk ngritën prej të vdekurish. Nëse ringjallja nga të vdekurit është e mundshme apo jo NUK ЁSHTЁ një çështje historike por më tepër filozofike. Ju mund të merreni me kundërshtimin filozofik duke dëshmuar ekzistencën e Perëndisë dhe ndodhitë e mrekullive. Por në momentin që dikush pranon ekzistencën e Perëndisë dhe ngjarjet e mrekullive, atëherë pyetja nëse Jezusi u ngrit nga të vdekurit është historike.

Edhe një shembull tjetër mund të ndihmoj në shtjellimin e kësaj çështjeje. U ndesha me një argument që profeti Isaia nuk ka mundur të shkruaj një pjesë të librit të Isaisë sepse pjesë të caktuara të librit përmendën Kirin që jetoi 200 vjet pasi jetoi Isaia. Unë ua prezantova këtë argument studentëve të mi për të ilustruar dallimet në mes të supozimeve filozofike dhe historike. I bëra studentët të mendojnë rreth supozimeve të argumentit.

Argumenti për shembull supozon që Kiri në librin e Isaisë është i njëjti Kir që jetoi më vonë se Isaia. Kjo është çështje historike. Përveç kësaj, argumenti supozon që Isaia nuk jetoi më vonë seç mendohej, apo që Kiri nuk jetoi më herët seç mendohej. Sërish, këto janë çështje historike. Argumenti po ashtu supozon që Isaia nuk ka mundur të njihte të ardhmen. Tani çfarë lloj çështjeje është mundësia e njohje së të ardhmes? Me siguri nuk është çështje historike, por më tepër filozofike.

Në këtë mënyrë, kritiku letrar apo historiani do të avanconte përfundimet e tij që Isaia nuk ka mundur të shkruante pjesë të Isaisë që përmendin Kirin bazuar në supozimin filozofik që njerëzit nuk mund të njohin të ardhmen, për të cilin ai nuk ka ofruar mbrojtje. Gjatë gjithë kohës lexuesit e tij do të binden të pranojnë atë që mendojnë se janë përfundimet e sigurta të analizës letrare apo historike dhe nuk do t’i kuptojnë supozimet filozofike që janë të fshehura brenda argumentit. Ata mendojnë që ai po bën histori ndërkohë që ai po bën filozofi.

Ne duhet të insistojmë në këtë dallim sepse mjetet e analizës historike dallojnë nga mjetet e analizës filozofike.[6] Ajo që ndodh mjaft shpesh është se një kritik i krishterimit do të maskojë kundërshtimet filozofike të tij si historike. Dhe nëse përpiqeni t’i përgjigjeni kundërshtimeve gjoja se historike (të cilat në të vërtetë janë filozofike) me mjetet e analizës historike, pamundësia e juaj për të bërë kështu do t’i duket atij si një dobësi intelektuale në mbrojtje ndaj krishterimit. Andaj, është e rëndësishme të mbahet në mend përgjatë tërë mbrojtjes së krishterimit dallimi në mes të çështjeve filozofike dhe historike.

Mbrojtje e premisës së parë

Premisa e parë pohon që Bibla është në themel dokument i besueshëm i historisë. Siç e kisha thënë, unë nuk jam duke pohuar në këtë moment që Bibla është e frymëzuar. Unë vetëm jam duke pohuar që Bibla është dokument i besueshëm i historisë.

Çështja e besueshmërisë historike të Biblës kërkon t’i bëjmë në fakt dy pyetje. E para, “A është Bibla që kemi sot një kopje e saktë e Biblës origjinale?” Me fjalë të tjera, “A e posedojmë atë që të parët e shkruan?” Do t’i referohem kësaj çështjeje si historik. Pyetja dytë thekson “A ka ndodhur në të vërtetë ajo që shkruesit biblik kishin shkruar?” A nuk mjafton të dimë që Mateu që kemi sot është libri që Mateu kishte shkruar. Ne duhet të dëshmojmë përse është e arsyeshme të besohet ajo që Mateu ka shkruar kishte ndodhur në fakt. Do t’i referohem kësaj çështjeje si Autencitet.

Do ta diskutoj të parën pyetje në këtë artikull ndërsa përgjigjen ndaj pyetjes së dytë muajin tjetër. Në pjesën më të madhe të diskutimit do të përqendrohem në Dhiatën e Re. E bëj këtë për disa arsye, përfshirë kufizimet e hapësirë dhe faktin që vërtetimi i Dhiatës së Vjetër mund të vijë nga aplikimi i premisës së tretë në mësimet e Jezusit rreth Dhiatës së Vjetër.

Kur e shqyrtojmë besueshmërinë historike të Dhiatës së Re, ne përpiqemi të vendosim standarde të caktuara të kritikës që një person do t’i vendoste ndaj çdo dokumentin të botës së lashtë. Ajo që është e rëndësishme në këtë analizë është si Dhiata e Re krahasohet me veprat tjera të botës antike historiku i të cilave rrallë vihet në pyetje. Historiani F.F Bruce komenton:

Dëshmia për shkrimet e Dhiatës së Re është çdo herë e më e madhe se dëshmia për shumë shkrime të autorëve klasikë, autenciteti i të cilëve nuk parashtrohet në pyetje. Dhe nëse Dhiata e Re do të ishte përmbledhje e shkrimeve sekulare, autenciteti i tyre do të konsiderohej përgjithësisht përtej çdo dyshimi.[7]

Nuk ishte deri kur arrita në gjysmë të kurseve të mia për doktoraturë në filozofi kur dëgjova për ndonjë dyshim rreth besueshmërisë historike të ndonjë shkrimtari filozofik të lashtë. Kjo nuk do të thotë që nuk ka asnjë dyshim kurrë rreth dokumenteve të vjetra. Ato shfaqen, por, shumë studiues mbajnë standarde të dyfishta në të gjykuarit e besueshmërisë historike të Biblës. Historiku i saj vihet vazhdimisht në pyetje. Unë mendoj në mënyrë të padrejtë. Jam i bindur që kundërshtimet e shumë njerëzve ndaj Biblës janë morale dhe filozofike, e jo historike.

Historiku i Dhiatës së Re

Lidhur me historikun e Dhiatës së Re, ekzistojnë tre çështje relevante për t’i konsideruar.

  1. Hapësira kohore – hapësira kohore në mes të shkrimeve origjinale të Dhiatës së Re dhe dorëshkrimeve më të vjetra ekzistuese të Dhiatës së Re, të krahasuara me shkrimet tjera të botës antike.
  2. Numri i dorëshkrimeve – numri i dorëshkrimeve ekzistuese të Dhiatës së Re, në krahasim me shkrimet tjera të botës antike.
  3. Citimet – citimet e Dhiatës së Re nga shkrimet e hershme krishtere.

Hapësira kohore

Dorëshkrimet origjinale të Dhiatës së Re njëjtë si me shkrimet tjera të botës antike pësuan tretje. Para se origjinalet të zhdukeshin, kopjet e tyre qenë krijuar në mënyrë që të bëhen më të disponueshme. Në mënyrë të pandërrueshme. Këto kopje filluar të treten po ashtu kryesisht për shkak të dëmtimit fizik të materialeve në të cilat ato ishin shkruar. Si rrjedhojë, u zhvillua një periudhë kohore kur shkrimet origjinale ishin shkruar dhe kopjeve më të vjetra të origjinaleve (të referuara si ekzistuese, e kundërta e të zhdukurve). Sa më afër të jenë kopjet ndaj origjinalit, aq më të sakta konsiderohen ato, dhe atë për shkak se ka pasur kohë më pak që të zvarriten gabimet gjatë transmetimit.

Me këtë në mendje, si krahasohet Dhiata e Re me veprat tjera të botës antike lidhur me çështjen e periudhës kohore?[8] Ekzistonin disa historianë të botës antike veprat e të cilëve lexohen sot. Tukididi, i cili e shkroi Historinë e Luftës Peloponeze (History of the Peloponnesian War), jetoi nga viti 460 para Krishtit deri në vitin 400. Praktikisht çdo që dimë lidhur me luftën vjen nga shkrimet e Tukididit. Kopjet më të hershme të ndonjë dorëshkrimi të veprës së Tukididit datojnë nga viti 900 mbas Krishtit, duke qenë një periudhë kohore prej 1300 vjetësh. Historiani romak Sutoni jetoi rreth vitit 70 – 140 mbas Krishtit. Kopja më e hershme të veprës së tij Dymbëdhjetë Cezarët (Twelve Caesars) daton që nga viti 950 mbas Krishtit, duke e krijuar hapësirën prej 800 vjetësh. Në tabelën e mëposhtme mund të shihen hapësirat kohore të veprave të tjera të botës antike.

Autori E shkruarKopja më e hershmeHapësira kohore# i kopjeve
Cezari100 - 44 p.K900 m.K 1,000 vjet10
Taciti100 m.K1,100 m.K1,000 vjet20
Plini
(Histori)
AD 61 - 113850 m.K750 vjet7
Herodoti
(Histori)
480 - 425 p.K900 m.K1,300 vjet8
Aristoteli384 - 322 p.K1,100 m.K1,400 vjet5

Si krahasohet periudha kohore e Dhiatës së Re me këto vepra? Ekzistojnë një numër i dorëshkrimeve të Dhiatës së Re të cilat, për të gjitha qëllimet praktike, që nuk kanë periudhë kohore të konsiderueshme. Dorëshkrimi i Gjon Rilandit (John Ryland), e lokalizuar në Bibliotekën Gjon Riland në Mançester, Angli dhe fragmenti më i njohur i Dhiatës së Re, daton nga viti 130 m.K, brenda 40 vjetëve të origjinalit. Kjo kopje i përmban fragmentet e ungjillit të Gjonit.

Kopje të tjera më të gjëra të Dhiatës së Re përfshijnë Chester Beatty Papyri [10], që përmban pjesë të mëdha të Dhiatës së Re që datojnë nga fillimi i shekullit të 3-të, Papyrusi Bodmer, daton nga fundi i shekullit të 2-të, Codex Sinaiticus[11], daton nga viti 350 m.K dhe Codex Vaticanus, nga viti 325-350 m.K. Disa prej këtyre dorëshkrimeve e përmbajnë tërë Dhiatën e Re. Mund të shihet për sa i përket periudhës kohore të shkrimeve origjinale të Dhiatës së Re dhe dorëshkrimeve të më të hershme ekzistuese, nuk ekziston vepër e botës antike e cila mund të krahasohet me Dhiatën e Re. Sikurse Sër Frederik Kenion thotë:

Rezultati përfundimtar i këtij zbulimi [të Chester Beatty Papyri] ... është në fakt, redukimi i hapësirës kohore në mes të dorëshkrimeve më të hershme dhe datave tradicionale të librave të Dhiatës së Re aq sa bëhet e papërfillshme në çfarëdo diskutimi të autencitetit të tyre. Asnjë libër tjetër antik nuk ka dëshmi kaq të hershme dhe të bollshme ndaj teksteve të tyre.[12]

Kenion vazhdon më tej të përfundoj në mënyrë të drejtë:

... asnjë studiues i paanshëm nuk do të mohonte që teksti i cili ka arritur tek ne është në thelb i shëndoshë.[13]

Numri i dorëshkrimeve

Jo vetëm që krahasimi i periudhës kohore dëshmon që Dhiata e Re është e pakrahasueshme në botën antike, por edhe krahasimi i numrit të dorëshkrimeve dëshmon superioritetin e Dhiatës së Re po ashtu. Shumë vepra të botës antike janë të ruajtura vetëm në disa dorëshkrime. Ka vetëm shtatë dorëshkrime të Luftës Peloponeze të Tukididit dhe tetë të Dymbëdhjetë Cezarët e Sutonit. Tabela më lartë po ashtu demonstron numrin e dorëshkrimeve të veprave të tjera antike.

Numri i dorëshkrimeve të Dhiatës së Re në krahasim është i pakalueshëm. Ka në ekzistencë përreth 5.000 dorëshkrime greke, 8.000 latine dhe 1.000 versione nga gjuhët tjera duke i bërë 14.000 dorëshkrime të të gjitha pjesëve të Dhiatës së Re.

Rëndësia e të pasurit dorëshkrime në numër të madh sa për të konfirmuar integritetin e tekstit është kjo: sa më i madh të jetë numri i dorëshkrimeve të një dokumenti antik, aq më i sigurtë mund të konstatohet leximi i origjinalit. Paramendoni dikush ju jep një kopje të telegramit që thotë:

"Ti ke fituar një milion #ollar!"[14]
Ndërsa e lexoni kopjen ju ndjeheni mjaft të sigurt ajo që keni fituar është një milion dollar, dhe që shenja e numrit ka qenë thjeshtë një gabim i kopjuesit. Sidoqoftë, paramendoni që keni pranuar një kopje tjetër të telegramit që thotë:

"Ti ke fituar një &ilion dollar!"
Me këtë kopje shtesë ti do të jesh më i sigurt rreth përfundimit tënd të telegramit origjinal, meqë “d” është prezente në kopjen e dytë ku dhe mungonte tek e para, dhe “m” është prezente tek e pra ku mungonte tek letra e dytë.

Është në këtë mënyrë që studiuesit vërtet konstatojnë leximin e shkrimeve origjinale të një dokumenti antik. Siç duket, sa më shumë dorëshkrime që ekzistojnë të shqyrtohen, aq më e besueshme do të jetë leximi i origjinalit. Në këtë mënyrë, me Dhiatën e Re, mund të përfundohet

Nuk mund të theksohet më fuqishëm që në themel teksti i Biblës është i sigurt: Veçanërisht kështu është çështja me Dhiatën e Re.[15]

Citimet

E tëra që kemi thënë deri tani e vendos besueshmërinë historike të Dhiatës së Re përtej çdo dyshimi. Atë që e kemi sot është ajo që ishte shkruar. Por çështja për integritetin e Dhiatës së Re nuk ndalon këtu. Gjatë brezit të parë të udhëheqësve të parë, të referuar si Etërit kishtarë, ne gjejmë citime të shumta të Dhiatës së Re nga korrespondencat e tyre personale. Për shembull, Klementi nga Aleksandria, i cili jetoi në vitet 150 – 212 m.K, ka 2.406 citime nga të gjitha përveç tre librave të Dhiatës së Re. Tertualiani, i cili është një dhjak i kishës në Kartagjenë dhe që jetoi rreth viteve 160 – 220, citon Dhiatën e Re 7258 herë. Nga këto citime, përreth 3.800 janë nga ungjijtë. Citimet tjera nga etërit kishtarë përfshijnë Xhastin Martir-in (Justyn Muartyr), 330 citime; Ireneusi (Irenaeus), 1819 citime; Origeni, 17.922 citime, Hipoliti (Hippolitys), 1.378 citime dhe Euzebiusi, 5.176, duke e çuar numrin në total prej 36.289 citime të Dhiatës së Re.

Ajo që është interesante dhe e rëndësishme rreth këtyre citime të shumta të Dhiatës së Re është se ti mund t’i shkatërrosh të gjitha dorëshkrimet e Dhiatës së Re dhe t’i shkatërrosh të gjitha Dhiatat e Reja që ekzistojnë në botë, dhe ti mund t’i riprodhosh të gjitha përveç njëmbëdhjetë vargjeve të Dhiatës së Re nga këto citime të Etërve kishtarë.

Si rrjedhim, sa i takon shqyrtimit dhe verifikimit të teksteve të Dhiatës së Re, ajo qëndron si vepra historikisht më e provuar e botës antike.

Përfundimi

Hapi i parë nga disa është marrë tashmë për të provuar çështjen për krishterimin. Nuk mund të ketë dyshim që Dhiata e Re e cila e kemi sot është siç ishte shkruar nga autorët origjinal. Detyra jonë e ardhshme do të jetë për të mbrojtur nocionin që është e arsyeshme të besojmë se ajo që është shkruar në fakt ka ndodh


Shënime

[1] Na shkruani për kopjet e revistave tona derisa i kemi. Numri një, volumi një ka te bëjë me temën pse të krishterët duhet ta mbrojnë besimin; numrat dy dhe tre të vëllimit të parë shqyrtojnë natyrën dhe shenjat e kulteve, ndërsa numrat katër dhe pesë të vëllimit të parë shpjegojnë rreziqet e lëvizjes së epokës së re.

[2] Titulli "Kauza e krishterimit" u frymëzua nga libri i Michael Martin-it i cili sulmonte faktet dhe të vërtetat në lidhje me krishterimi titulluar "Kauza kundër krishterimit" (Philadelphia: Temple University Press, 1991).

[3] Forma e argumentit tim bazohet mbi një argument të apologjistit të krishterë R. C. Sproul në artikullin e tij “Çështja rreth pagabueshmërisë: Një analizë metodologjike” e John Warwick Montgomerys-it Fjala e pagabueshme e Perëndisë: Një simpozium internacional mbi besueshmërinë e Shkrimit (Minneapolis: Bethany House Publishers, 1973): 242-261.

[4] Në këtë pikë nuk jam duke diskutuar në lidhje me ekzistencën e Perëndisë. Çështja e ekzistencës së Perëndisë është më e rëndësishme sesa çështja e të vërtetës së krishterimit. Kjo do të thotë se dikush duhet të besojë se ka një Perëndi para se të besojë se krishterimi është i vërtetë(ose mund të ndodhë që dikush i beson këto të dyja njëkohësisht). Meqenëse shumica e njerëzve që ne takojmë besojnë në ekzistencën e Perëndisë, do të gjeni më shumë mundësi për përdorur qasjen historike. Shpresoj që të merrem me argumente në lidhje me ekzistencën e Perëndisë në revistat e ardhshme.

[5] Për një diskutim mbi gabimet e të arsyetuarit rrethor shih shembullin e mëposhtëm tek "... me të gjithë mendjen tënde" në këtë revistë.

[6] Se çfarë janë të gjitha këto mjete të ndryshme nuk na shqetëson për momentin në ketë pikë. Por është e rëndësishme të kemi në mendje se të bësh filozofi është ndryshe nga të bërit histori.

[7] F.F. Bruce, Dokumentet e Dhjatës së Re: A janë ato të besueshme? Botimi i 5-të (Grand Rapids, MI: Inter-Varsity Press, 1988): 15.

[8] Numrat dhe datat e mëposhtme janë nga F.W. Hall “ MS Autoritete për tekstin e Shkrimtarëve Kryesorë Klasikë”, në Krahasimi i Tekstit Klasik (Oxford, Clarendon Press, 1913) sikurse citohet tek Josh McDowell, Fakti që kërkon një Verdikt (San Bernardino: Campus Crusade for Christ International, 1972): 48; nga Bruce, Dokumentat e Dhjatës së Re, fq. 16-17; dhe nga Bruce Manning Metzger, Teksti i Dhjatës së Re: Transmetimi, Korruptimi dhe Restaurimi i saj, botimi i dytë(New York: Oxford University Press, 1968): 36-41.

[9] Zbulimi i këtij fragmenti provon hartimin e hershëm të katër ungjijve, ndryshe nga ajo që mësonin shkollarët liberal në shekullin e 19-të në lidhje me Dhjatën e Re. Fragmenti i gjetur në Egjipt dhe i datuar në tokat paleografike tregon se ungjilli i Gjonit kishte qarkulluar në 130 p.s. nga Efesi në Azinë e Vogël ku edhe u shkrua deri thellë në Egjipt. Kjo do të kishte qenë e pamundur nëse ungjilli do të ishte shkruar nga dikush tjetër dhe jo Gjoni në mesin e shekullit të 2-të sikurse për shembull pohojnë shkollarët e Ferdinand Christian Baur-it të shkollës Tubingen në shekullin e 19-të.

[10] Termi 'papyri' është shumësi për 'papyrus' dhe i referohet materialit me anë të të cilit bëhet një dorëshkrim. Papirusi është një bimë e cila përdorej për të bërë letrën e dorëshkrimeve. Një material tjetër që përdorej për dorëshkrime quhej 'vellum' dhe bëhej prej lëkurës së gjedhëve, deleve, cjepve dhe antilopave.

[11] Termi 'codex' u referohej dorëshkrimeve në formën e një libri më gjethe, ndryshe nga dorëshkrimet e mbledhura sikurse ishin ato të mëparshme.

[12] Zoti Frederic G. Kenyon, Bibla dhe Shkollarët e sotëm (London: John Murray, 1948): 20 sikurse citohet tek Evidenca nga McDowell, fq 49.

[13] Kenion, Bibla sikurse citohet tek Evidenca nga McDowell, fq 49.

[14] e mora këtë shembull nga apologjisti i krishterë Norman L. Geisler.

[15] Zoti Frederic G. Kenyon, Bibla jonë dhe Dorëshkrimet e hershme (New York: Harper and Brothers, 1941): 23, sikurse citohet tek Evidenca nga McDowell, fq 45.


"... me gjithë mendjen tuaj." Mateu 22:37

Unë ju prezantova artikullin "... me gjithë mendjen tuaj." në revistën e shtatorit 1993. Kur e pyetën se cili ishte urdhërimi më i madh, Jezusi u përgjigj duke thënë se njeriu duhet ta dojë Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin dhe mendjen e tij. Një nga mënyrat se si të krishterët mund ta duan më mirë Perëndinë me mendje është të sigurohen që kur vënë në lëvizje mendjen e tyre ta bëjnë me integritet, ndershmëri dhe saktësi. Ndonjëherë dështojmë për të vepruar kështu dhe disa herë edhe të tjerëve u ndodh kështu. Në një përpjekje për t’iu përmbajtur urdhërimit të Jezusit dhe për të na ndihmuar t’u shmangemi grackave të një arsyetimi jo të shëndoshë, do të doja të komentoja në lidhje me një sërë të pavërteta me të cilat mund të ndeshet dikush në tregun e hapur të ideve.

Një e pavërtetë arsyetimi e zakonshme që dikush mund ta ndeshë në një arsyetim qarkor, disa herë quhet nxjerrja e pyetjes ose më teknikisht, petitio principii . Ti mund kryesh një fallcitet të tillë kur ti e merr si të mirëqenë përfundimin tënd në mënyrë që ta provosh atë, p.sh. kur ti përdor atë që po përpiqesh të provosh në vend se të provosh atë që po përpiqesh të provosh.

Tregohet kjo histori për dikë që tha me zë të lartë “A e dinit që Frenk ka biseduar me engjëjt!” Shoku i tij pyeti “Po ti si e di që Frenk flet me engjëjt?” “Sepse kështu më tha ai.” u përgjigj ai. “Si e di që Frenk nuk po gënjente?” ia ktheu shoku. Dhe duke përdorur petitio principii ai u përgjigj “A mundet dikush që flet me engjëjt të gënjejë?” Fallciteti mund të shihet lehtë. Për të provuar se Frenk fliste me engjëjt burri përdori faktin që Frenk fliste me engjëjt. Kjo sigurisht nuk funksionon. Për fat të keq, shumë ndodhi të fallciteteve të arsyetimit qarkor nuk janë të piketuara lehtë. Është e rëndësishme duke mbrojtur besimin që të shmangim fallcitete të tilla në arsyetimin tonë po ashtu. Nuk duket të debatojmë duke thëne se e dimë që Bibla është e vërtetë sepse Bibla thotë kështu. Duhet të japim arsye për atë që ne besojmë.


Copyright © 1994 Institute Issachar. Të gjitha të drejtat e rezervura. E botuar me leje.

Përktheu: Luka
Artikulli në gjuhën angleze: The historicity of the Bible

Pjesa 2: Autenciteti i Biblës
Seria e artikujve Çështja për krishterimin
Përgjigje Islamit faqja kryesore