Kapitulli 15
KAPITULLI 16
Zgjedhja ime është t’i shërbejë Jezus Krishtit
Islami është religjion kryesor, në realitet, religjioni shtetëror në vendin tim. Ligji ynë është subjekt i kërkesave dhe mësimeve të Islamit. Por unë, Suraj El-Din, jam një tradhtar për islamin. Unë jam lindur në një familje myslimane dhe si i tillë nuk kam ditur gjë për Jezus Krishtin. Unë kisha shumë miq të krishterë formal dhe njërit prej tyre i kërkova një Bibël. Kur e lexova, isha i habitur të kuptoja që Perëndia më do dhe kishte siguruar një mënyrë për faljen e mëkateve të mia.
Unë mësova që pasi Jezus Krishti vdiq në kryq, unë mund të isha i shpëtuar dhe nuk do të duhesha të vdisja për mëkatet e mia. Duke studiuar islamin unë nuk kisha gjetur një mënyrë për ta njohur Perëndinë. Duke studiuar Biblën, unë kuptova që vetëm Jezusi mund të përmbushte urinë time për të.
Vendosa të besoja në Jezus Krishtin dhe ta ndiqja atë. Kur e bëra këtë, jeta ime ndryshoi në një mënyrë shumë të mirë. Kisha paqe për të parën herë. U pagëzova dhe u bëra anëtar i një kishe. Pastaj fillova të flisja në shumë kisha dhe në mes miqsh rreth jetës sime të re të gjetur në Jezus Krishtin.
Një ditë në dhjetor 1981 po flisja me ca njerëz në një taksi në lidhje me Jezus Krishtin. Ata më ofruan të besoja që ishin të hapur të dëgjonin për Zotin. Pasi e lëshova taksinë, ata më kërkuan adresën e kishës sime dhe thanë që do të donin të vinin. Ua dhashë atyre adresën, duke mos e ditur që ata më kishin raportuar për shkak të besimit tim të krishterë. Atë natë ata erdhën në kishë, duke sjellë policinë sekrete me vete. Qesh i arrestuar pa një mandat apo pa ndonjë bazë legale.
Kur arrita në burg, njëri nga rojet më pyeti përse isha aty. Kur i tregova që ishte për shkak se isha i krishterë, ai e ftoi berberin të ma rruante kokën. Ata më mbajtën pesë ditë në një hapësirë të izoluar dhe unë nuk isha i lejuar të thërrisja familjen tim apo miqtë për t’u treguar se ku isha. Rojet më rrihnin dhe thoshin që mund të lirohesha nëse do të mohoja besimin tim në Jezus Krishtin. Kur unë refuzova, zyrtarët më transferuan në burgun për kriminelët më të rrezikshëm në vend. Asnjëherë nuk më është mundësuar gjykimi me anë ligjesh në gjyq.
Më vendosën në një dhomë të vogël në burg të izoluar për tetë muajt e ardhshëm. Ndonëse është një ligj që të gjithë të burgosurit duhet t’i kenë dy batanije, kur u kërkova për mbulesa ata më thanë: “Jo, ti je i krishterë. Nuk do të marrësh asnjë mbulesë.” Flija në dysheme betoni të ashpër, pa shtrat, pa batanije dhe kjo vazhdoi përgjatë dimrit pa madje edhe nevojat më elementare që të burgosurit e tjerë i kishin. Përkundër ftohtit të madh, unë kisha një dritare të hapur në dhomën time dhe pa ngrohje. Merrja një shujtë në ditë të përbërë nga thjerrëzat.
Drejtuesi i burgut më tha të mos flisja me askënd, duke qenë se frikësohej mos të tjerët do të besonin në Jezus Krishtin. Sa herë që roja më shihte të flisja me dikë, ai më godiste një shuplakë të rëndë dhe më shtynte. Një herë ndërsa po flisja me një të burgosur tjetër i cili po më kërkonte një Bibël, drejtuesi i burgut më rrahu me kamxhik.
Shumë ushtarë erdhën tek dera ime duke thënë, “Ti je një njeri shumë i keq. Ti je një i pafe.”
Dera ime ishte e mbyllur gjatë tërë ditës përveç një pushimi pesë minutësh për të shkuar në tualet. Pjesën tjetër të kohës qëndroja vetëm në dhomën time.
Të burgosurit e tjerë qenë të lejuar t’i linin dhomat e tyre lirshëm nga nëntë në mëngjes deri në katër pasdite.
Për një muaj e gjysmë familja ime nuk e dinte ku isha. Kur ata pyetën për informacion, policia u tha që nuk e dinin. U dhashë të njohur një të burgosuri i cili ishte i lejuar të dërgonte letra jashtë burgu. Ai u dërgoi mesazhe familjes sime dhe miqve, duke u treguar atyre ku isha. Ata vinin në burg por u thuhej që nuk isha aty.
Vëllai im, një oficer në ushtri, i kërkoi policisë sekrete t’i tregonin ku isha në mënyrë që të më vizitonte në përpjekje që unë të hiqja dorë nga besimi në Jezus Krishtin. Pas kësaj vizite ata vendosën t’i lejonin tre anëtarë të familjes sime të vinin, porse ata ndaluan vizita të ndonjë miku, duke menduar që ata do të ishin të krishterë dhe do të përpiqeshin të më inkurajonin.
Nuk lejohesha të kisha ndonjë para, ndonëse të gjitha domosdoshmëritë siç ishin uji i ngrohtë në dimër dhe ushqimi shtesë kërkoheshin tek rojet me ryshfet. Miqtë e mi donin të më jepnin ushqime, para dhe veshje, por autoritetet refuzonin. Për dy muaj kisha bartur ato rroba që kisha që kur u arrestova. Më në fund, familja ime ishte në gjendje të më ofronte veshje dhe ca ushqime, dhe një i burgosur tjetër që kishte privilegje shtesë në mënyrë të heshtur m’i dha dy mbulesa. Megjithatë, unë edhe më tutje nuk kisha shtrat.
Policia sekrete paralajmëroi familjen time të mos më ndihmonin shumë. Ata donin t’i vështirësonin gjërat për mua në mënyrë që të braktisja besimin tim në Jezus Krishtin. Anëtarë të familjes sime kishin frikë se mos vriteshin.
Herë pas here policia sekrete do të dërgonte ndonjë njeri për të pyetur, “A do të braktisësh besimin tënd në Jezus Krishtin që të jesh sërish një mysliman i mirë?” Ata do të përpiqeshin të më tundonin me dhënie të parave dhe të një makine, me lirinë time dhe me një punë në policinë sekrete. U thashë, “Jo.”
Kur autoritetet kuptuan që nuk do të braktisja besimin tim në Jezus Krishtin, ata vendosën, pa ndonjë sqarim, të më linin jashtë burgut me kusht. Policia sekrete më tha të mos shkoja në asnjë kishë dhe më thanë nëse do të më shihnin në kishë do të më arrestonin sërish dhe do të më vrisnin.
Ligji mysliman kërkon që kushdo që konverton nga islami në ndonjë religjion tjetër duhet vrarë. Nëse ndonjë mysliman tjetër do të më vriste për ndonjë arsye, qeveria do ta shfajësonte, dhe ai nuk do të arrestohej e as të dënohej madje. Unë konsiderohem si një tradhtar i islamit, që meritoj të vritem.
Autorizimi për të ndarë këtë dëshmi është dhënë nga Arabic Bible Outreach Ministry
(www.arabicbible.com).