A ekziston ndonjë paralajmërim rreth Muhamedit në Tevrat?

Al A'raf 7:157
"Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil..."

Al Saff 61:6
"...Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed..."

Përkthimi Kuranor marrë nga Sherif Ahmeti


 A ka paralajmërim të Muhamedit në Tevrat?
 Krahasim: Cili është profeti si Moisiu?
 Kontrast: Profeti nuk mund të jetë Muhamedi
 Konsiderim: Ky profet duhet të jetë Jezusi
 Përfundimi: Pa një paralajmërim, ku qëndron autoriteti i Muhamedit?


 A ka paralajmërim të Muhamedit në Tevrat?

A ka paralajmërime që lidhen me Muhamedin jashtë Kuranit? A është përmendur ndonjëherë nga shkrimet e mëparshme hebraike dhe të krishtera rreth ardhjes së tij? Disa myslimanë besojnë se në Tevrat ka referencë në lidhje me profecinë për të cilën Kurani flet në suren 7:157 dhe 61:6 që kanë të bëjnë me Muhamedin.

"Unë (Perëndia) do të nxjerr për ta një profet (si Moisiu) nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t`u thotë atyre të gjitha ato që unë do t`i urdhëroj. (Ligji i Përtërirë 18:18)


 Krahasim: Cili është profeti si Moisiu?

Qëllimi ynë këtu është të mësojmë cilat janë provat të cilat mbështesin pohimin e myslimanëve se bëhet fjalë për Muhamedin kur thuhet “një profet si ty [Moisi]”. Kush duhet të jetë profeti të cilit i referohet në këto vargje – Muhamedi apo Jezusi, Mesia i premtuar?

Në mënyrë që të mbështesin pohimin e tyre, apologjistët mysliman janë përpjekur të krahasojnë kriteret e Moisiut dhe Muhamedit, duke thënë se të dy ishin të martuar dhe se kishin fëmijë, të dy udhëhoqën beteja, të dy ishin udhëheqës, etj. Por ata kanë dështuar të analizojnë se çdo profet mund të pohojë shume paralelizma të tilla për veten e tij. Një metodë më e dobishme do të ishte identifikimi i atyre atributeve që Moisiu përmbushi të cilat ishin unike për shërbesën e tij dhe që domosdoshmërish do të ishin unike ndaj atij që do të ishte “ një profet si ty (Moisi)”.

Konsideroni këto nëntë krahasime:

Moisiu

Muhamedi

Jezusi

Foshnja Moisi u shpëtua nga Perëndia (Eksodi 1:17; Eksodi 2:2-10).

Muhamedi nuk u shpëtua si foshnje. A është ai si Moisiu?

Foshnja Jezus u shpëtua nga Perëndia (Mateu 2:16). A nuk është ai si Moisiu?

Moisiu kishte një marrëdhënie personale me Perëndinë (Eksodi 16:15; 33:13-14; Numrat 9:8-9)

Perëndia është i largët dhe nuk e njohim sipas profetit Muhamed. Ai kurrë nuk foli drejtpërsëdrejti me Perëndinë. A është ai si Moisiu?

Jezusi ishte në prani të Perëndisë (Mateu 17:2-8). A nuk është ai si Moisiu?

Perëndia e vendosi Moisiun njëjtë me autoritetin e Perëndisë (Eksodi 4:16; 7:1).

Askund në Kuran Perëndia nuk i ka thënë shprehimisht Muhamedit: “Ti je si Perëndia”. A është ai si Moisiu?

Jezusi ishte si Perëndia në autoritet: ai fali mëkatet (vetëm Perëndia mund të falë mëkatet) (Marku 2:5). A nuk është ai si Moisiu?

Moisiu u dëshmua nga Perëndia përpara gjithë popullit të tij dhe kreu mrekulli që i dhanë atij autoritet (Eksodi 7:10-20; 8-12; 9:3-15; 12:29; 14:21-22; 17:6-7; 19:9; 19:17-19; 20:18-22; Ligji i Përtërirë 4:10-16; 5:23-26).

Askund në Kuran Perëndia nuk ka dëshmuar për Muhamedin para syve të popullit të tij. Ai vetë ka thënë për kritikat ndaj tij se meqë nuk kanë qenë dëshmitarë ata ishin gënjeshtarë (sura 24:13). Përveç asaj që pranohet në Kuran ai nuk ka bërë mrekulli. A është ai si Moisiu? (sura 29:50)?

Profeti i Shenjtë Jezus u dëshmua nga Perëndia përpara popullit të tij dhe kreu shumë mrekulli. (Mateu 5:8; 8:14ff; 14:13; Luka 7:11). A nuk është ai si Moisiu?

Moisiu u shpërfytyrua me rastin e ekspozimit të tij para Perëndisë dhe fytyra e tij shndriste (Eksodi 34:29). Ndjekësit e tij patën frikë prej tij; por ai i thirri ata me dashuri dhe u tregoi atyre Fjalën e Perëndisë (Eksodi 23:29-32).

Askund në Kuran nuk është shpërfytyruar ndonjëherë Muhamedi. Pasi engjëlli Gabriel i foli atij nuk shohim një shenjë të tillë fenomenale. Ndjekësit e tij e ndoqën ata duke i besuar autoritetit të tij dhe jo të Perëndisë. A është ai si Moisiu?

Jezusi u shpërfytyrua dhe e gjithë qenia e tij shkëlqente. Dishepujt e tij patën frikë për shkak të kësaj por ai u foli atyre për Fjalën e Perëndisë të shfaqur atë çast (Marku 9:2,5; Luka 9:29,34; Mateu 17:1-7). A nuk është ai si Moisiu?

Moisiu profetizoi ngjarje të cilat u përmbushën (Ligji i përtërirë 18:15-22; 28:15-29,67).

Përveçse aludimi për fitore në beteja, Muhamedi kurrë nuk profetizoi ngjarje specifike të cilat u përmbushën. A është ai si Moisiu?

Jezusi profetizoi ngjarje që u përmbushën (Mateu 24) A nuk është ai si Moisiu?

Moisiu e ofroi veten e tij para Perëndisë për të marrë mbi vete mëkatet e të gjithë njerëzve (shlyerja) (Eksodi 32:30-32).

Askund në Kuran profeti Muhamed nuk e ofron veten e tij për të qenë një shlyerje për mëkatet e njerëzve të tij. A është ai si Moisiu?

Jezusi e ofroi veten e tij në kryq për të marrë mbi vete mëkatet e të gjithë njerëzimit (shlyerja) (Isaia 53:5; Mateu 26:28). A nuk është ai si Moisiu?

Moisiu ishte për një religjion të ndërtuar nga mëshira dhe drejtësia për Perëndinë (Eksodi 32:30-32) dhe më vonë i shtoi faljen e mëkateve me anë të një oferte për mëkatet – një qengj- për t’u pajtuar me Perëndinë (Levitiku 4:2; 6:24-25; 14:13-qengji; Eksodi 12:5; 13-qengji).

Profeti Muhamed ishte haptazi kundër derdhjes së gjakut të një qengji dhe mësoi se sakrifica për mëkatet nuk sjell faljen (sura Al An'am 6:164; Al Najm 53:38; shih gjithashtu Yusuf Ali numër 543). A është ai si Moisiu?

Jezusi përmbushi faljen për mëkatet me vdekjen e tij “si qengji përfundimtar i Perëndisë”, që kushdo që beson në sakrificën e Atij që nuk kishte asnjë faj të ketë faljen për mëkatet e tyre. Ai është sakrifica e përsosur që zgjat përjetë (Hebrenjve 9:22). A nuk është ai si Moisiu?

Moisiu ishte pasardhës i linjës profetike të Jakobit, birit të Isakut (Eksodi 2:1; 3:15).

Muhamedi ishte një pasardhës i Ismailit (sikurse pohojnë myslimanët), jo prej Jakobit. A është ai si Moisiu?

Jezusi është pasardhës i Jakobit si prej Josefit ashtu dhe Maries (Mateu 1:2,16; Luka 3:23,34). A nuk është ai si Moisiu?


 Kontrast: Profeti nuk mund të jetë Muhamedi

A mund të themi se Muhamedi është i premtuari, ky “profet si Moisiu”? Nga ajo që sa lexuam ne pamë se Muhamedi nuk ishte i lindur sipas linjës profetike të Moisiut, nuk kishte marrëdhënie personale me Perëndinë, nuk u vendos prej autoritetit të Perëndisë sikurse ishin Moisiu dhe Jezusi.

Me e rëndësishme akoma, misioni i Muhamedit nuk ishte fare si ai i Moisiut dhe Jezusit sepse ishte Moisiu dhe Jezusi të cilët ofruan veten e tyre si një sakrificë për mëkatet e njerëzve të tyre (Eksodi 32:30-32; Ligji i Përtërirë 34:10-12; Mateu 26:28).

Me tepër kuptimplotë megjithatë, është fakti se duke filluar me Moisiun dhe duke përfunduar me Jezusin, rrodhën mënyrat e faljes dhe të pajtimit me Perëndinë (Levitiku 4:2; 6:24,25; 14;13 dhe Hebrenjve 19:22). Ky është kriteri i vërtetë për një “profet si ty (Moisi)”. Shumë profetë mund të pohojnë se janë si Moisiu nga këndvështrimi i arsyetimit njerëzor. Vetëm një mund të shpall se është si Moisiu nga këndvështrimi i arsyetimit të Perëndisë. Dëshira e Tij për të shpëtuar njerëzimin që Moisiu e filloi duke i nxjerrë fëmijët e Izraelit nga robëria e Egjiptit dhe të cilën Jezusi përfundimisht e përmbushi duke i nxjerrë të gjithë besimtarët nga robëria e mëkatit 2.000 vjet më parë.


 Konsiderim: Ky profet duhet të jetë Jezusi

Muhamedi kurrë nuk mund të paralelizojë aspektet themelore dhe unike të shërbesës së Moisiut mbi tokë sikurse mundet Jezusi. Ata që ecën përkrah Jezusit dhe që e datojnë Muhamedin afërsisht 700 vjet arritën të njëjtin konkluzion. Konsideroni dëshmitë e mëposhtme nga Gjoni dhe Luka:

  • Gjoni 1:45 " E gjetëm atë, për të cilin shkroi Moisiu në ligj...."
  • Gjoni 5:46 " Sepse në qoftëse ju do t`i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua[Jezusit], sepse ai ka shkruar për mua".
  • Gjoni 6:14 "Me të vërtetë ky është profeti[Jezusi], që duhet të vijë në botë" .
  • Veprat 3:22 "Vetë Moisiu, në fakt, u tha etërve: "Zoti, Perëndia juaj do të ngjallë për ju një profet si unë nga mesi i vëllezërve tuaj; ....'" (këtu mesi i vëllezërve tuaj = bijtë e Izraelit)


 Përfundimi: Pa një paralajmërim, ku qëndron autoriteti i Muhamedit?

Për të provuar që Muhamedi ishte një profet i vërtetë, Kurani pretendoi se në Tevrat dhe Ingjill mund të gjendeshin paralajmërime që lidhen me të (sura 7:157 dhe 61:6). Por ne nuk gjejmë asnjë nga këto profeci as në Tevrat dhe as në Ingjill (p.sh. Gjoni 16:7). Çfarë na tregon kjo në lidhje me autoritetin e Muhamedit?

Në zemër të argumentit për një mysliman është dëshira për gjetur çdo paralajmërim të jashtëm për ardhjen e Muhamedit në Tevrat dhe Ingjill sikurse i referohet tek sura 7:157. Pa të i vetmi kriter për autoritetin e Muhamedit është Kurani dhe i vetmi autoritet për Kuranin është Muhamedi. Ky është një arsyetim qarkor, i cili nuk është një argument studimor i vlefshëm. Meqenëse asnjë evidencë në lidhje me ndonjë parashikim të Moisiut për Muhamedin nuk ekziston në Tevrat, kjo përbën një problem për myslimanët të cilët duhet të krijojnë kritere të jashtme për autenticitetin e profetit të tyre. Pa të, Muhamedi nuk ka evidence të jashtme të cilat provojnë profetërinë e tij.

Për më tepër, vetë Kurani pohon (sura 29:27)se profetëria i takon vetëm linjës së Isakut dhe Jakobit, ku Muhamedi nuk bën pjesë. Si rrjedhojë e kësaj, autoriteti për besim i më shumë se një miliard myslimanëve varet në një dëshmi të vetme të një njeri të zakonshëm. Ky njeri i vetmuar pranoi mungesën e pushtetit(sura 20:49) dhe mëkatshmërinë (sura 40:55) në kontrast me shpalljen e Jezusit se ishte i plotë pushtetshëm (Mateu 28:18) dhe pas asnjë mëkat (1 Pjetri 2:22).

Teksa lexoni këto vargje dhe merrni në konsideratë atë çfarë është thënë, edhe ju gjithashtu duhet të vini në një përfundim. Duke u bazuar në evidencat para jush, duhet të vendosni se kush është personi për të cilin flitet në Tevrat, Ligji i Përtërirë 18:18: Muhamedi apo Jezusi.


Kjo pamlfletë është përmbledhur nga njëgrup jo-denominacional i të krishterëve ungjillorë që merren me dialogun myslimano-krishter.


Përktheu: Luka

Artikulli në gjuhën angleze: Is there a prediction of Muhammad in the Taurat?

Përgjigje Islamit faqja kryesore