Agjërimi i përzemërt dhe pendimi

Shkruan: Roland Clarke

Perëndia foli nëpërmjet profetit Joel, duke thënë, “Prandaj tani, thotë Zoti, "kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime". Grisni zemrën tuaj dhe jo rrobat tuaja dhe kthehuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ai është i mëshirshëm dhe plot dhembshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe pendohet për të keqen që ka dërguar. Kush e di, ndoshta kthehet dhe pendohet, dhe lë pas tij një bekim, një ofertë ushqimesh dhe një libacion për Zotin, Perëndinë tuaj?" (Joeli 2:12-14)

Si erdhën izraelitët te kjo anë e fatkeqësisë? Ata ishin të pabindur dhe nuk ia vunë veshin shumë paralajmërimeve të mëparshme. Në momentin kur profeti Joel erdhi, Perëndia ishte gati të lëshonte zemërimin e tij të furishëm dhe t’i shkatërroj ata.

Kurani dhe Bibla e përshkruajnë ngjashëm skenarin e “ditës së fundit” kur Perëndia ishte gati të shkatërronte popullin e Ninives. Por pastaj duke qenë se perspektiva e fatkeqësisë së afërt nxiti frikë në zemrat e Ninivitëve, ata u penduar dhe gjykimi i paralajmëruar qe evituar.

Ne shohim një ngjashmëri e mahnitshme – siç është cekur më poshtë - tek të dy mesazhet (të Joelit dhe Jonas). Vini re tek Joeli, kapitulli 1, vargjet 13,14 se si Perëndia i udhëzoi priftërinjtë: “Ngjeshuni me thes dhe mbani zi, o priftërinj, vajtoni... Shpallni agjërim, thërrisni një kuvend solemn. Mblidhni pleqtë dhe tërë banorët... dhe i klithni Zotit.

Në të njëjtën mënyrë lexojmë tek Jona 3:8,9 se si mbreti i Ninivës e përuli veten e tij dhe i udhëzoi njerëzit e tij për të vepruar njëjtë, duke filluar nga fisnikët e lartë e deri te shërbëtorët e ulët. Ai i urdhëroi ata “të mbulohen me thes dhe t`i thërrasin me forcë Perëndisë; secili të kthehet nga rruga e tij e keqe dhe nga dhuna që është në duart e tij. Ku ta dish në ktheftë Perëndia, në u pendoftë dhe lëntë mënjanë zemërimin e tij të zjarrtë, dhe kështu ne nuk vdesim".

Çfarë lloj veprash të këqija ne shohim përreth nesh? (në fakt, në jetët tona?) Mëkati vjen në forma të ndryshme, duke filluar nga vjedhjet, gënjeshtrat, lakmitë, ambiciet egoiste, krenaria, zilia, shpërthimet e zemërimit, ndyrësia, dhënia pas alkoolit dhe drogave, hidhërimi, mosfalja, përçarjet, thashethemet, imoraliteti seksual dhe epshor.

Epshi dhe imoraliteti seksual mund të vihen re në mbarë botën por, mbase, këto mëkate janë më të dukshme në industrinë pornografike dhe në Hollivud. Duke zënë fillin atje ata kanë shpejtuar rënien morale në perëndim. Që andej, këto farëra të fshehta kanë infektuar shumë kombe te tjera.

Veç kësaj, një nga efektet anësore të moralit seksual të shthurur rezulton me shqetësimin e të pasurit fëmijë të padëshirueshëm. Shumë njerëz mendojnë se aborti është mënyra më e “lehtë” për të hequr qafe barrën e turpit që të kenë fëmijë. Si rrjedhojë, 40 milion foshnja të padëshirueshme në Amerikë janë mbytur në 35 vitet e fundit! Andaj, duket e përshtatshme për të zbatuar thirrjen profetike të Joelit në vendet perëndimore. Ne duhet të pendohemi duke vajtuar sepse i kemi kthyer sytë tanë të verbër ndaj vrasjes masive – me anë të abortit!

Do të ishte jo e drejtë, gjithsesi, që t’i mos i shohim mëkatet që vërehen pa ndonjë vështirësi të dukshme në pjesë të tjera të botës, shembull, në Lindjen e Mesme (dhe madje Lindjen e Largët). Çfarë duhet të themi për zemërimin e thellë dhe urrejtjen që shumë vende myslimane (dhe individë) strehojnë kundër Izraelit?

Një shkrimtar i përmendur mysliman, Ruslan Tokhchukov, e bëri të ditur zëshëm mendimin e tij lidhur me këtë çështje, duke tërhequr vëmendjen ndaj “fundit brutal” që kishte rënë “mbi gjithë armiqtë e popullit hebre një kohë të fuqishëm: Faraonët e Egjiptit, Asirianët, Babilonasit, Perandorinë Romake, Spanjën Inkuizitive, Perandorinë Cariste të Rusisë, Rajhun Nazist.” Ai e përfundon analizën e tij historike duke i kushtuar vëmendje “një pjese të Biblës krishtere që ka të bëjë me Perëndinë duke i mallkuar ata që mallkojnë popullin hebre.” Pastaj ai thotë që “mbarë historia botërore e konfirmon këtë gjë. Tani, pavarësisht nëse je religjioz apo jo, pavarësisht nëse e quan ligji i Perëndisë apo ligji i historisë, duhet të pajtohesh që asnjë komb që i ka persekutuar hebrenjtë nuk i ka shpëtuar pasojave të këqija. Nuk besoj që ky ligj ka ndonjë përjashtim për arabët apo për ndonjë mysliman tjetër.” *

Paralajmërimet e Tokhchukov-it qenë shkruar në vitin 2003 para ngritjes së Ahmedinexhadit dhe kërcënimeve të tij të vazhdueshme për të “zhdukur Izraelin nga harta”. A është çuar ndonjë udhëheqës mysliman ndaj sfidës për të qenë i guximshëm t’i dënoj deklaratat e tilla gjenocidiale? Nëse këto vende myslimane nuk e marrin për bazë paralajmërimin e Ruslanit, kjo farë urrejtje do të acarohet dhe përfundimisht do të prodhoj një vorbull ere. (Siç është profetizuar tek Zakaria 12 dhe Joeli 3).

Duket qartë se armiqësia dhe dhuna e kryer nga myslimanët radial është e mëkatshme, por çfarë me mashtrimet dhe gënjeshtrat? Merrini parasysh të ashtuquajturit “të moderuar”, sikurse ishte Jaser Arafati, i cili mjeshtëroi artin e mashtrimit. Bota është mirë e njohur kur Arafati fitoi çmimin Nobel të Paqes pas rënies dakord në mënyrë solemne për të respektuar Marrëveshjen Shtetërore të Oslos (1993). Sidoqoftë, pa kaluar as tre vite, gjatë diskutimit me ambasadorët arab në Stokholm, motivet e tij të vërteta u ndriçuan, “Ne planifikojmë të eliminojmë shtetin e Izraelit... Ne palestinezët do të marrim në dorë çdo gjë, përfshirë edhe tërë Jerusalemin.” (raportuar nga e përditshmja norvegjeze ‘Dagen’, 6 Shkurt, 1996).

Gjithashtu, Arafati shpjegoi, “Meqë nuk po arrijmë ta mundim Izraelin në luftë, ne do ta bëjmë në faza. Do të marrim çfarëdo dhe çdo territor që mundemi nga Palestina... duke e përdorur si pedanë kërcimi për të marrë më shumë. Kur të vjen koha, mund t’i bindim popujt arab të bashkohen me ne për goditjen e fundit kundër Izraelit.” (nga një intervistë në televizionin jordanez, cituar në “The Threat Inherent in a Palestinian State” nga Don Feder, Magazina Insight, 13 Maj 2003).
 

E qara dhe pendimi në dritën e fatkeqësive?

Herët këtë vit Kina dhe Mianmari pësuar fatkeqësi të tmerrshme duke lënë të vdekur një tërësi prej gati 200.000 njerëzve. Të dy vendet e panë të arsyeshme t’i lënë tre ditë anash për të nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën. Pyetja mund të shtrohet, “A ishin këto ditë të vajtimit kombëtar të lidhura në ndonjë mënyrë me përuljen apo me shpirtin e kërkimit frymëror? Me siguri jo.

Disa lexues mund të pyesin, “Çfarë na jep të drejtën ta bëjmë këtë pyetje?”

Kjo është pikërisht pyetja që Jezusi e parashtroi kur iu adresua një grupi të njerëzve që po flisnin për një situatë tragjike që kishte rënë mbi ca hebrenj ndërsa ofronin flijime në Tempull. Krishti i pyeti ata “A mendoni ju që ata të tetëmbëdhjetë, mbi të cilët ra kulla në Siloe dhe i vrau, ishin më shumë fajtorë se gjithë banorët e Jeruzalemit? Unë po ju them: Jo! Por nëse ju nuk pendoheni, do të vdisni të gjithë me të njëjtën mënyrë”. (Luka 13:4,5)
 

A ka lidhje në mes të trishtimit, agjërimit dhe pendimit?

Lotët e vërtetë mund të jenë indikacion i pendimit të vërtetë. Sipas Biblës dhe Kuranit ne e dimë që Jona ishte përulur ndërsa teksa përjetoi ankth të thellë apo agoni. Bibla na tregon se ai “në fatkeqësinë e tij i thirri Zotit.” (Jona 2;2). Njësoj, Kurani thotë që Jona “e thirri Zotin i mllefosur” ... “Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët” (suret 68:48; 21:88).

Një ngjarje tjetër biblike (raportuar në Kuran) përshkruan si Adami “ra në vështirësi” pasi ishte joshur nga Djalli (surja 20:117). Për më tepër, bazuar në traditën islamike Adami dhe Eva qanë në pendim për 40 vite, pas së cilës periudhë, ata u ribashkuan me njëri tjetrin.

Çfarë thotë Bibla në lidhje me trishtimin dhe pendimin? Thekson që “Trishtimi sipas Perëndisë në fakt, sjell pendim për shpëtim, për të cilin njeriu nuk i vjen keq, por trishtimi i botës shkakton vdekje.” (2 Korintasve 7:9-10)

Kur Adami dhe Jona nuk iu bindën Perëndisë ata përjetuan pasoja serioze. Mbreti David po ashtu përjetoi pasoja të tmerrshme kur mëkatoi kundër Zotit. E lexojmë lutjen e tij në Psalmin 30, “O Zot, Perëndia im, unë të kam klithur ty, dhe ti më ke shëruar. I këndoni lavde Zotit, ju, shenjtorë të tij, dhe kremtoni shenjtërinë e tij, sepse zemërimi im mban vetëm një çast, por mirësia e tij mban një jetë të tërë. Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi... Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grethoren dhe më ke mbushur me gëzim, me qëllim që shpirti im të mund të të këndojë lavdi pa pushim.”

Duke e parë përuljen e Jonas dhe Davidit, më vjen në mendje një hadith që thotë, “Çdo njeri i Ademit është mëkatarë dhe më i miri prej mëkatarëve është ai që pendohet vazhdimisht.”

Ky qëndrim është pjesë e arsyes përse Perëndia e quajti Davidin “njeri sipas zemrës sime”. Davidi e dinte që flijimi që e kënaq Perëndinë është një “frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.” (Psalmi 51:16).

Për aq sa është e vërtetë që trishtimi i perëndishëm çon në pendimin e vërtetë, po ashtu mund të jemi të sigurt që “Zoti, do t`i thajë lotët nga çdo fytyrë” siç është shkruar tek Isaia 25:7-9. Sërish ne lexojmë në kapitullin 57 që Perëndia “i ngushëllon ata që vajtojnë”. Në vargjet në vijim lexojmë: “Sepse kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi që banon përjetësinë dhe emri i të cilit është i "Shenjti": "Unë banoj në vendin e lartë dhe të shenjtë dhe bashkë me atë që është i penduar dhe i përulur nga fryma, për të ngjallur frymën e të përulurve, për të ngjallur frymën e të penduarve. ... Sepse unë nuk do të jem i zemëruar përjetë, përndryshe para meje do të ligështoheshin fryma dhe shpirtërat që kam bërë... do ta udhëheq dhe do t`i jap përsëri ngushëllimet e mia atij dhe të tijve që janë të pikëlluar. Unë krijoj frytin e buzëve. Paqe, paqe atij që është larg dhe atij që është afër", thotë Zoti. "Unë do ta shëroj". (Isaia 57:15-19).

Në çfarë mënyre e kishte shpëtuar Perëndia Jonën? Ishte thjeshtë një manifestim i fuqisë së pakrahasueshme në përgjigje të një pendimi të përulur apo ishte diçka tjetër? Të dhënën e parë e gjejmë tek detarët pagan të cilët e pranuan Perëndinë e Jonës si Perëndinë e vërtetë. Lexojmë, “Ata njerëz atëherë i zuri një frikë e madhe nga Zoti, i ofruan një flijim Zotit dhe u betuan.” (Jona 1:16).

E dhëna e dytë është që “Jona e përkujtoi Zotin” dhe premtoi t’i “ofronte flijime... Sepse shpëtimi im vjen vetëm nga Zoti.” Në të dy këto situata njëshmëria e Perëndisë është nënvizuar.

Për më tepër, shpëtimi është tërësisht i lidhur me mëkatin. Në rastin e Jonas, çlirimi i tij nga përjetimi i vdekjes së afërt nuk ishte vetëm një shpëtim moralisht neutral. Falja e mëkatit të tij ishte e padyshimtë në përjetimin e shpëtimit të Perëndisë.

Ne duhet të mbajmë mend po ashtu që Jona ishte një izraelitë dhe, si i tillë, ai jetonte nën ligjin e Moisiut që kërkonte mbajtjen e ritualeve të rregullta të flijimeve që përfshinin pastrimin. Ishte dita e shpengimit, flijimit të mëkateve dhe flijimi i mështjerrës së kuqe si hap përpara duke e përgatitur ujin për të pastrimin e njerëzve që ishin ndotur nga prekja e të vdekurit.

Në fakt, ligji i Moisiut ishte lejuar me referenca ndaj flijimeve që pastronin nga mëkati dhe faji. Siç thuhet në Shkrime, “Dhe sipas ligjit, gati të gjitha gjërat pastrohen me anë të gjakut; dhe pa derdhur gjak nuk ka ndjesë.” (Hebrenjve 9:22). Ishte e qartë që Jona nuk i ishte bindur urdhërimeve të Perëndisë. Prandaj, do të ishte e paimagjinueshme për një hebre të devotshëm ta mendonte Jonën duke ofruar një flijim falënderimi të një kafshe – pa ofruar flijimin së pari për mëkatin e tij! 
 

Perëndia na shpëton nga rreziku por në anën tjetër a na shpëton edhe nga mëkati?

Gradualisht po bëhet e qartë që Perëndia është Shpëtimtar më shumë se në një kuptim të këtij termi. Profetët e Dhiatës së Re e pranuan Perëndinë si Shpëtimtar – jo vetëm sepse kishte fuqinë për t’u përgjigjur në klithjet e tyre për çlirim. Ai ishte Shpëtimtar po ashtu sepse ai i shpëtoi ata nga mëkati.

Kurdo që hebrenjtë dhe të krishterët flasin profetët që mëkatuan, kjo ndjell një debat, sepse myslimanët janë mësuar që profetët janë të pamëkatshëm. Megjithatë, faktet qartë shprehen në Bibla (madje edhe në Kuran).

Ashtu siç është shkruar, “Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë.” (Predikuesi 7:20). Dhe në Kuran lexojmë po ashtu: “Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin.” (Surja 16:61).

Shumë studiues myslimanë janë përpjekur t’i shmangen përfundimit që Adami mëkatoi. Ata thonë ai thjeshtë bëri një ‘gabim’ apo ‘harroi’ urdhërimin e Zotit të tij. Fakti është që, studiuesit myslimanë e dinë shumë mirë që para se hante pemën, Adami “ka qenë mirë i paralajmëruar” (Surja 20”117).

John Gilchrist hedh poshtë nocionin e njohur islamik që Adami gaboi në momentin e harresës. Ai shkruan, “Jo vetë që Perëndia i paralajmëroi ata kundër ngrënies së pemës por ne zbulojmë që Satani madje ua kujtoj atyre paralajmërimin ndërsa i tundoi për të mëkatuar. Si mundet njeriu të mbështes argumentin që Adami thjeshtë harroi urdhërimin e Zotit të tij? Mënjanë përkujtimit të Satanit, është me siguri shumë e rëndë për të besuar që Adami ka mundur të harroj gjënë e vetme të ndaluar ndaj tij veçanërisht kur urdhërimi erdhi drejtpërdrejt nga vetë Perëndia. Për më tepër, nëse kjo gjë ishte vetëm një ‘gabim’ i vogël, përse dënimi ishte aq i ashpër – dëbim i përhershëm i çiftit dhe i tërë racës njerëzore me ta nga kopshti?” (faqe 278 në Muhammad and the Religion of Islam)

Krahas debatit lidhur me atë nëse Adami harroi apo jo urdhërimin e Perëndisë, ekziston fakti i pamohueshëm që Kurani e dëshmon qartë, “Prandaj Adami nuk iu bind Zotit.” (Fjala arabike Asa – mosbindje – vjen nga paskajorja isjan që në mënyrë leksikore nënkupton mëkat).
 

Çështje për të menduar

Artikulli “Një dialog një lidhje me Perëndinë e vërtetë” thekson se si Ulemaja e hoqi titullin Shpëtimtar nga lista e tyre e 99 emrave të bukur. Theksi kryesor i atij diskutimi ishte si Perëndia shpëton nga situata të rrezikshme. Por lënia jashtë e termit “Shpëtimtar” merr një rëndësi edhe më të madhe tani që e kemi shqyrtuar mëkatin më detajisht.

Perëndia paralajmëroi që shërbëtori i tij Mesia do të “sjell shpëtimin” (Isaia 49:6). Por mendoni për një moment – “Si e solli Jezus Krishti shpëtimin?” A e solli shpëtimin VETЁM në kuptimin e çlirimit të njerëzve të goditur nga sëmundje serioze apo duke i shpëtuar të rrezikuarit nga stuhia vrasëse në detin e Galilesë? A nuk është e vërtetë që ai po ashtu i shpëtoi njerëzit që ishin skllavëruar nga zakonet mëkatare dhe të rënduar nga ndërgjegjja e fajshme? (shih Mateu 1:21; Luka 7:36 – 48; 19:1-10; Gjoni 1:29; 3:16,17; 8:32) 
 

Nëse doni të korrespondoni me autorin, ju lutem kontaktoni në: starsign77(at)hotmail.com


Shënime

* “Vendi ynë në botë: Udhët e hartës çojnë në errësirë” nga Ruslan Tokhchukov, Seattle Post-Intelligencer, Nëntor 14, 2003


Përktheu: Luka

Artikulli në gjuhën angleze: “Heartfelt fasting and Repentance

Artikuj të tjerë nga Roland Clarke